Vënia e Zjarrit Nën të Drejta Kopjimi!
nga Ian ClarkeDje natën qeshë në klub dhe njëfarë tipi më kërkoi zjarr të ndezë cigaren. Papritmas kuptova që këtu kish kërkesë dhe mund të bëja para, kështu që pranova t’ia ndez cigaren për 10 qindarka, por pa i dhënë shkrepësen, thjesht i shita një licencë që të tymoste cigaren e vet. Leja ime për zjarrin ia ndalonte dhënien e zjarrit cilitdo tjetri, pasi, në fund të fundit, zjarri qe pronë e imja. Qe i dehur dhe më shpërfilli si të marrosur, por sidoqoftë e pranoi zjarrin tim (dhe si pasojë edhe licencën që drejtonte përdorimin e tij). Kuptohet, brenda pak minutash vura re një shok të tij t’i kërkonte zjarr dhe, si për inatin tim, ky i zgjati cigaren duke piratuar kështu zjarrin tim! I zemëruar, u drejtova për nga ajo anë e barit, por tmerri im u shtua kur miku i tij zuri të ndizte cigaret e të tjerëve sa majtas, djathtas! Pa humbur kohë, krejt ajo anë e barit po bënte qejf me zjarrin tim, pa më paguar asgjë. I tërbuar zura t’ua heq cigaret nga duart, një e nga një, ua hodha në dysheme dhe ua shkela me këmbë.
Çuditërisht, stafi i portës, duke më flakur jashtë derës, nuk tregoi respekt për të drejtat e mia të pronësisë.