Liri Fjale, Shtypi dhe Shoqërimi në Internet
Free Software Foundation përkrah lirinë e fjalës, shtypit dhe shoqërimit në Internet. Ju lutemi, shihni dhe:
- Koalicioni për Fuqizimin Në Internet të Qytetarëve te Wayback Machine (arkivuar më 24 Prill, 1999) lindi për t’ju kundërvënë përpjekjes së parë të Kongresit për rregullim të materialeve të botuara në Internet, ligji Communications Decency Act, i cili u shpall jokushtetues nga Gjykata e Epërme e ShBA-ve në 26 Qershor 1997. Sajti i tyre ruhet si burim rreth çështjes së njohur ligjore të CDA-së.
- Voters Telecommunications Watch tek Wayback Machine (arkivuar më 9 Korrik, 1998) dhe lista e tyre e shkëlqyer e postimeve rreth njoftimeve elektronike.
- Censurimi i GNU Emacs-it përshkruan se si Communications Decency Act i kërkoi Projektit GNU të censurojë—dhe se si kjo solli, në mënyrë paradoksale, efekte të kundërta nga ato që prisnin censorët.
- F.A.C.T.Net Inc. është një shërbim Internet jofitimprurës për lajme dhe përmbledhje lajmesh, bibliotekë, qendër dialogu dhe arkiv, i përkushtuar shpënies përpara dhe mbrojtjes në shkallë ndërkombëtare të mendimit të lirë, fjalës së lirë dhe të drejtave të privatësisë.
- Fushata e Shiritit Blu për Lirinë e Fjalës, Shtypit dhe Shoqërimit Internetor.
- Vendimin e gjykatës së apelit, të qershorit 1996 mund ta lexoni te Wayback Machine (arkivuar më 1 dhjetor, 2001), ku hidhet tej censurimi i Internetit. Por mbani mend, ky vendim nuk është përfundimtar! Së pari, Gjykata e Epërme mund të pajtohet ose jo me të; mandej është radha e Kongresi të shohë për një metodë tjetër censurimi.
- Shpëtimi i Evropës nga Patentat mbi Software-in
- Ente që punojnë për lirinë në fushën e zhvillimit të kompjuterit dhe komunikimeve elektronike.