Shkelje të Licencave GNU
Nëse mendoni se shihni një shkelje të licencës GNU GPL, LGPL, AGPL, ose FDL, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni mirë faktet:
- A përmban shpërndarja një kopje të licencës?
- A deklarohet qartë cili software mbulohet nga licenca? A thotë ndonjë gjë ngatërruese, ndoshta që jep përshtypjen se diçka është e mbuluar nga licenca, kur në fakt nuk mbulohet?
- A është kodi burim i përfshirë te shpërndarja?
- A përfshihet një ofertë me shkrim e kodit burim me një shpërndarje thjesht dyorësh?
- A është kodi burim i plotë, apo është konceptuar për lidhje modulesh të tjerë jo të lirë?
Nëse duket se ka një shkelje të njëmendtë, gjëja pasuese që është e nevojshme të bëni është të regjistroni me kujdes hollësitë:
- emrin e saktë të produktit
- emrin e personit apo entit që e shpërndan
- adresa email, adresa postare dhe numra telefonash se si të lidhet dikush me shpërndarësin(it)
- emri i saktë i paketës licenca e së cilës është cenuar
- si është cenuar licenca:
- A përfshihet shënim të drejtash autori i zotëruesit të të drejtave të autorit?
- A mungon plotësisht kodi burim?
- A ka një ofertë me shkrim për kodin burim që në një farë mënyre s’është i plotë? Kjo mund të ndodhë nëse jep një adresë kontakti ose URL rrjeti që në një farë mënyre është e pasaktë.
- A ka të përfshirë një kopje të licencës te shpërndarja?
- A ka një pjesë të burimit të passhme, por jo të gjithë? Nëse po, cilat pjesë mungojnë?
Sa më tepër hollësi që keni, më e lehtë është për zotëruesin e të drejtave të kopjimit të ndjekë çështjen.
Pasi të keni grumbulluar hollësitë, duhet të dërgoni një raport të përpiktë te zotëruesit e të drejtave të kopjimit të paketave që po shpërndahen gabimisht. Licencat GNU janë licenca të drejtash kopjimi; licencat e lira në përgjithësi bazohen në të drejtën e kopjimit. Në shumicën e vendeve vetëm mbajtësit e të drejtave të kopjimit kanë fuqi ligjore të veprojnë kundër shkeljesh të tyre.
Free Software Foundation vepron në rast shkeljesh të GPL-së të raportuara për kod me FSF-në si zotëruar të drejtash kopjimi. Ndaj, nëse programi përfshin kod që është e drejtë kopjimi e Free Software Foundation, ju lutemi, dërgojeni raportin tuaj te <[email protected]>.
Është e rëndësishme të kemi mundësi t’ju shkruajmë nga ana jonë për të marrë më tepër informacion rreth cenimit dhe produktit. Ndaj, nëse përdorni një ripostues anonim, ju lutemi, jepni një shteg rikthimi të ndonjë lloji. Nëse do të donit të fshehtëzonit korrespondencën tuaj, thjesht dërgoni një email të shkurtër ku e thoni këtë dhe do të bëjmë atë që duhet për këtë. Ngaqë FSF ka bërë të vetat Principles of Community-Oriented GPL Enforcement, mund të jeni të sigurt se raportimi juaj s’do të sjellë ndëshkimin e dikujt për një gabim të pafajshëm, që është gati ta ndreqë.
FSF ofron asistencë dhe këshillim cilitdo zotëruesi tjetër të drejtash kopjimi që dëshiron të zbatohen licenca GNU. Por s’mund të veprojnë në kokën tonë, kur nuk jemi zotërues të drejtash kopjimi. Ndaj, mos harroni të gjeni cilët janë zotëruesit e të drejtave të kopjimit të software-it dhe raportojuni cenimin.
Kolegët tanë te Software Freedom Conservancy kryejnë zbatim GPL-je për mjaft programe të lira, përmes të drejtave të kopjimit që zotërojnë vetë ata dhe me një koalicion zotëruesish të drejtash kopjimi mbi këto programe. Programet përfshijnë Linux, Git, Samba, QEMU dhe të tjerë. Nëse hasni një cenim GPL-je në këto programe, sugjerojmë të vizitoni faqen e Conservancy-së për pajtueshmëri me copyleft-in, për një listë të përditësuar programesh që trajton dhe si të raportoni cenime.
This page is maintained by the Free Software Foundation's Licensing and Compliance Lab. You can support our efforts by making a donation to the FSF.
You can use our publications to understand how GNU licenses work or help you advocate for free software, but they are not legal advice. The FSF cannot give legal advice. Legal advice is personalized advice from a lawyer who has agreed to work for you. Our answers address general questions and may not apply in your specific legal situation.
Have a question not answered here? Check out some of our other licensing resources or contact the Compliance Lab at [email protected].