Sqarim Pse Përqafojmë Sisteme të Tjera
Shpesh na pyesin pse nuk përqafojmë një sistem të caktuar—zakonisht një shpërndarje popullore GNU/Linux. Përgjigja e shkurtër për atë pyetje është se ata nuk ndjekin udhëzimet për shpërndarje sistem i lirë. Por ngaqë jo gjithmonë është e qartë se ku dështon një sistem i caktuar në ndjekjen e udhëzimeve, kjo listë jep më tepër informacion rreth problemeve të disa prej shpërndarjeve të mirënjohura sistem jo i lirë.
Për të mësuar më tepër rre sistemesh GNU/Linux që përqafojmë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux të lira.
This page is maintained by the Free Software Foundation's Licensing and Compliance Lab. You can support our efforts by making a donation to the FSF.
You can use our publications to understand how GNU licenses work or help you advocate for free software, but they are not legal advice. The FSF cannot give legal advice. Legal advice is personalized advice from a lawyer who has agreed to work for you. Our answers address general questions and may not apply in your specific legal situation.
Have a question not answered here? Check out some of our other licensing resources or contact the Compliance Lab at [email protected].
Hiq atje ku shënohet ndryshe, krejt shpërndarjet e treguara në këtë faqe dështojnë në plotësimin e udhëzimeve në të paktën dy rrugë të rëndësishme:
S’kanë një rregull për përfshirje vetëm software të lirë dhe heqjeje software-i jo të lirë, nëse pikaset i tillë. Shumica e ture s’kanë fare një rregull të qartë se çfarë software-i do të pranojnë apo hedhin poshtë. Shpërndarjet që kanë një rregull të tillë, mjerisht s’janë strikte në mënyrë të mjaftueshme, siç shpjegohet më poshtë.
Kerneli që shpërndajnë (në shumicën e rasteve, Linux) përfshin “blobs”: pjesë kodi objekt shpërndarë pa burimin, zakonisht firmware për xhirimin e ndonjë pajisjeje.
Ja një listë e disa shpërndarjeve GNU/Linux popullore jo të lira, renditur alfabetikisht, me shënime të shkurtra se pse s’plotësojnë udhëzimet. Nuk synojmë për të qenë shterues; sapo dimë disa arsye për të mos e përqafuar një shpërndarje të caktuar, nuk vazhdojmë të gjejmë krejt arsyet.
Një shpërndarje mund të ketë ndryshuar që nga hera e fundit që përditësuam informacionin mbi të; nëse mendoni se një nga problemet e përmendura këtu është ndrequr, ju lutemi, na e bëni të ditur. Sido qoftë, një shpërndarje do ta studiojmë dhe përqafojmë vetëm nëse kjo na kërkohet prej zhvilluesve të saj.
Arch GNU/Linux
Arch s’ka rregull kundër shpërndarjes së software-it jo të lirë përmes kanaleve të veta normale dhe me kernelin e tij, Linux, shpërndan copëza jo të lira.
Canaima GNU/Linux
Canaima GNU/Linux është një shpërndarje e krijuar nga qeveria e Venezuelës për të shpërndarë kompjutera me GNU/Linux. Teksa plani në përgjithësi është për t’u admiruar, Canaima është me cene, për shkak të përfshirjes së software-it jo të lirë.
Menuja e saj kryesore ka një mundësi, “Instaloni software jo të lirë”, me të cilën instalohen krejt përudhësit jo të lirë (madje edhe ata që s’janë të nevojshëm). Shpërndarja jep gjithashtu copëza të kernelit, Linux dhe bën ftesë për instalim aplikacionesh jo të lirë, përfshi Flash Player.
CentOS
S’jemi në dije për probleme te CentOS-i, hiq dy të zakonshmit: s’ka rregull të qartë se çfarë software-i mund të përfshihet në të dhe dhënien e copëzave jo të lira me Linux-in, kernelin. Kuptohet, pa një rregull të fortë në fuqi, mund të ketë tjetër software jo të lirë të përfshirë, që mund të mos e kemi parë.
Debian GNU/Linux
Deri më 2022-shin, Debian GNU/Linux ishte fare pranë kualifikimit si një shpërndarje e lirë; qe e thjeshtë të përcaktohej se donit të instalonit Debian-in pa ndonjë software jo të lirë.
Në Kontratën Shoqërore të Debian-it deklarohet synimi i bërjes së Debian-it tërësisht software të lirë dhe Debian-i me ndërgjegje e mban software-in jo të lirë jashtë sistemit zyrtar Debian. Megjithatë, Debian-i mban gjithashtu një depo software-i jo të lirë. Sipas projektit, ky software “s’është pjesë e sistemit Debian”, por depoja strehohet në mjaft nga shërbyesit kryesorë të projektit, kështu që gjasat janë që njerëzit të mësojnë nga vetë Debian-i për këto paketa jo të lira, duke shfletuar bazën e të dhënave të paketave Debian dhe wiki-n e tij dhe mandej të mund t’i instalojnë ato.
Deri më 2022-shin, Debian GNU/Linux s’ofronte për instalim paketa jo të lirë, veç nëse përdoruesi e kishte aktivizuar shprehimisht atë depo. Kështu që qe e lehtë të bënit një instalim të lirë, nëse donit.
Kjo s’është më e vërtetë, ngaqë Debian e ka ndryshuar rregullin e vet. Në Debian 12, fillimisht, instaluesi ofronte instalim firmware-i jo të lirë, kurdo që ndonjë pajisjeje hardware i “duhej” kjo gjë.
Që prej atëherë, ka pasur edhe një tjetër ndryshim, për më keq. Debian-i tani rekomandon si të parapëlqyer një program të ri instaluesi, i cili në shumicën e kompjuterave instalon krejt firmware-in jo të lirë pa pyetur fare.
S’është e kollajtë si dikur të instalosh në Debian vetëm paketa të lira. Ka rrugë për ta kërkuar këtë, por kjo lyp dije specifike. Shihni I lirë Në Mundësi S’Mjafton. Faktikisht, Debian është bërë më e ngjashme me shpërndarje të tjera jo të lira.
Debian-i ka gjithashtu një depo “contrib”; paketat e saj janë të lira, por disa prej tyre ekzistojnë për të ngarkuar programe pronësorë të shpërndarë veçmas. Edhe kjo s’është tërësisht e ndarë nga shpërndarja kryesore Debian.
Veç kësaj, disa programe të lira që janë pjesë zyrtare e Debian-it e ftojnë përdoruesin të instalojë disa programe jo të lira. Më hollësisht, versionet Debian të Firefox-it dhe Chromium-it sugjerojnë shtojca jo të lira për instalim në to.
Faqja wiki e Debian-it përfshin gjithashtu faqe mbi instalim firmware-i jo të lirë.
Fedora
Fedora ka një rregull të qartë mbi se çfarë mund të përfshihet te shpërndarja dhe duket se ky ndiqet me kujdes. Rregulli kërkon që shumica e software-it dhe krejt shkronjat të jenë të passhme nën një licencë të lirë, por bën një përjashtim për disa lloje firmware-i jo të lirë. Mjerisht, vendimi për të lejuar atë lloj firmware-i te rregulli e mban Fedora-n jashtë plotësimit të kuadrit për shpërndarje sistemi të lirë.
Gentoo GNU/Linux
Gentoo përfshin receta instalimi për një numër programesh jo të lirë te sistemi i tij parësor i paketave.
Mandriva GNU/Linux
Mandriva ka një rregull të deklaruar rreth se ç’mund të përfshihet në sistemin e vet kryesor. Ky bazohet në atë të Fedora-s, që do të thotë se edhe ky lejon të përfshihen disa lloje firmware-i jo të lirë. Dhe përsipër kësaj, lejon të përfshihet software i hedhur në qarkullim nën licencën origjinale Artistic License, edhe pse kjo s’është një licencë e lirë.
Mandriva shpërndan gjithashtu software jo të lirë përmes deposh enkas.
Manjaro GNU/Linux
Manjaro përfshin software jo të lirë përmes kanaleve të tij normalë dhe shpërndan përmes kernelit të vet Linux pjesë jo të lira, Linux. Përfshin një suitë pronësore zyrash dhe lojëra pronësore me DRM. Shpërndarja rekomandon gjithashtu instalimin e përudhësve jo të lirë.
Mint GNU/Linux
Mint-i s’ka ndonjë rregull kundër përfshirjes së software-it jo të lirë, përfshin pjesë dyore jo të lira te përudhës të paketuar me kernelin dhe përfshin në depot e veta programe jo të lira. Përfshin madje edhe kodekë pronësorë.
NixOS
NixOS s’ka ndonjë rregull që ndalon plotësisht software-in jo të lirë. Në vend të kësaj, ka një mundësi që duhet aktivizuar, për të instaluar paketa jo të lira. Por edhe me atë mundësi të çaktivizuar, prapë vjen me copëza jo të lira në depon e tij kryesore, qofshin këtu me Linux-in (kernelin), ose përmes pakete(ash) më vete, bie fjala, sof-firmware.
openSUSE
openSUSE ofron një depo software-i jo të lirë. Ky është një rast se si “i hapur” është më i dobët se sa “i lirë”.
Red Hat GNU/Linux
Shpërndarja Enterprise e Red Hat-it ndjek kryesisht të njëjtat rregulla licencimi si Fedora, me një përjashtim. Ndaj, nuk e marrim përsipër, për të njëjtat arsye. Veç këtyre, Red Hat-i s’ka ndonjë rregull kundër bërjes së passhëm të software-it jo të lirë për sistemin përmes kanalesh shtesë shpërndarjeje.
Slackware
Slackware-i ka dy problemet e zakonshme: s’ka rregull të qartë rreth se çfarë software-i mund të përfshihet dhe ka të pranishme pjesë jo të lira në Linux, kerneli. Veç kësaj, jepet me programin jo të lirë për parje figurash, xv. Sigurisht, pa rregull të fortë kundër tyre, në çfarëdo kohe mund të hyjnë edhe programe të tjerë jo të lirë. Ka një listë jozyrtare të software-it jo të lirë në Slackware.
SteamOS
SteamOS, një version i GNU/Linux-it që do të shpërndahet nga Valve. Përmban software pronësor, përfshi klientin për platformën Steam dhe përudhës pronësorë. Steam-i përdor Administrim Dixhital Kufizimesh (DRM) për të imponuar kufizime te software-i që shpërndan, si edhe te software-i pronësor që promovon përmes shitores Steam.
SUSE GNU/Linux Enterprise
Si shtesë ndaj dy problemeve të zakonshme, nga sajti zyrtar FTP i SUSE-s mund të shkarkohen disa programe software jo të lirë.
Tails
Tails përdor versionin versionin bazë të Linux-it, i cili përmban copëza firmware-i jo të lirë.
Ubuntu GNU/Linux
Ubuntu administron depo specifike software-i jo të lirë dhe Canonical-i promovon dhe rekomandon shprehimisht software jo të lirë nën emrin Ubuntu në disa prej kanaleve të tyre të shpërndarjes. Ubuntu ofron mundësinë e instalimit vetëm të paketave të lira, që do të thotë se ofron edhe mundësinë edhe të instalimit të paketave jo të lira. Për më tepër, versioni i Linux-it, kernelit, i përfshirë në Ubuntu përmban pjesë firmware.
Ubuntu duket se lejon rishpërndarje komerciale kopjesh ekzakte me shenja tregtare; heqja e shenjave tregtare është e domosdoshme vetëm për versione të ndryshuar. Kjo është politikë e pranueshme për shenja tregtare. Por, në të njëjtën faqe, ca më poshtë, bëhet një pohim i vagët dhe ogurzi rreth “patentash Ubuntu”, pa dhënë hollësi të mjaftueshme për të treguar se kjo përbën apo jo një agresion.
Ajo faqe përhap konfuzion duke përdorur termin e shtrembër ““të drejta pronësie intelektuale”, çka pandeh në mënyrë të rreme se ligjet e shenjave tregtare dhe ligjet e patentave dhe disa ligje të tjera janë pjesë e një kuadri të vetëm konceptual. Përdorimi i këtij termi është i dëmshëm, pa asnjë përjashtim, ndaj pasi i referohemi përdorimit të termit nga dikush tjetër, duhet gjithmonë ta hedhim poshtë. Por, ky s’është problem thelbësor rreth Ubuntu-së si një shpërndarje GNU/Linux.
Për më tepër, Ubuntu po kalon gjithnjë e më shumë paketa nën një përgjegjës të ri paketash, të quajtur Snap, çka s’është gjë e mirë për lirinë dhe autonominë e përdoruesve. Snap-i përdor një lloj të veçantë deposh të sendërtuara me software që Canonicla-i s’e ka hedhur në qarkullim. Në praktikë kjo e bën shumë të parehatshme të paketohen versione të ndryshuar të programeve të lira në Ubuntu, në mënyrë që përdoruesit e Ubuntu-së të mund t’i instalojnë kollaj ato.
Disa Shpërndarje të Tjera
Këtu do të diskutojmë mbi disa shpërndarje të mirënjohura ose me peshë sistemesh jo-GNU/Linux që nuk kualifikohen si të lira.
Android
Android, ashtu siç hidhet në qarkullim nga Google, përmban mjaft pjesë jo të lira, ashtu si edhe mjaft pjesë të lira. Shumica e pjesëve të lira mbulohen nga një licencë pushover (jo copyleft), kështu që, prodhuesit që shpërndajnë Android-in në një produkt, ndonjëherë i bëjnë edhe këto pjesë jo të lira.
Sisteme BSD
FreeBSD, NetBSD dhe OpenBSD, që të treja, përfshijnë udhëzime se si të merren programe jo të lirë në sistemet përkatës port. Veç kësaj, kernelat e tyre përfshijnë pjesë firmware.
Programet firmware jo të lira të përdorura me Linux-in, kernelin, quhen “blobs” dhe me këtë kuptim e përdorim termin. Në zhargonin BSD, termi “blob” do të thotë diçka tjetër: një përudhës jo të lirë. OpenBSD dhe ndoshta edhe shpërndarje të tjera BSD (të quajtura “projekte” nga zhvilluesit e BSD-së) e kanë si rregull mospërfshirjen e tyre. Ky është rregulli i duhur, për sa i takon përudhësve; por kur zhvilluesit thonë se këto shpërndarje “s’përmbajnë blobs”, shkaktohet moskuptim. Nuk e kanë fjalën për blobs firmware-i.
Asnjë prej këtyre shpërndarjeve BSD s’ka rregulla kundër firmware-i pronësor në formë dyorësh që mund të ngarkohet madje edhe nga përudhës të lirë.
Chrome OS
Pjesa qendrore e Chrome OS-it është shfletuesi jo i lirë Chrome. Mund të përmbajë edhe software jo të lirë tjetër.
Pjesa tjetër e tij bazohet në ChromiumOS, ndaj ka gjithashtu problemet e Chromium OS-it, plus pjesët jo të lira të Android-it.
Chromium OS
Chromium OS përmban software pronësor, përfshi copa firmware-i dhe dyorë jo të lirë user-space për mbulimin e hardware-i specifik në disa kompjutera.
Veç kësaj, sistemi i hyrjeve survejon përdoruesit, ngaqë lyp një llogari Google (Chromium OS nuk mbulon llogari vendore). Veçoria për sesione “mysafiri” s’është ndonjë alternativë reale ndaj hyrjeve me llogari Google, ngaqë nuk lejon depozitim të përhershëm dhe kufizon veçoritë e sistemit që mund të përdoren.
/e/
/e/ (ish eelo) është një version i ndryshuar i Android-it, që përmban librari jo të lira.
GrapheneOS
Graphene OS është një version i Android-it, i cili përshkruhet si “me burim të hapët”, por duket të përfshijë software që s’është software i lirë, apo qoftë edhe “me burim të hapët”. Fjala vjen, vjen me programe firmware për instalim dhe duke se të paktën disa prej tyre janë dyorë, pa kod burim. Pretendohet të jetë i “çGoogle-zuar”, por përfshin një rrugë për të shkarkuar dhe instaluar programin jo të lirë Google Play.
Haiku
Haiku përfshin ca software të cilin s’ju lejohet ta ndryshoni. Përmban gjithashtu copëza firmware jo të lira.
LineageOS
LineageOS (ish CyanogenMod) është një version i ndryshuar i Android-it, i cili përmban librari jo të lira. Në të shpjegohet gjithashtu si të instalohen aplikacionet jo të lira që Google shpërndan me Android-in.
ReactOS
ReactOS është menduar si një zëvendësim i lirë dyor për Windows-in. Përdorimi me software dhe përudhës pronësorë të menduar për Windows-in është një nga synimet e deklaruara të projektit.