Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Provë për Vullnetar Webmaster
Dëshironi të përfshiheni me www.gnu.org? Në qofshi i ngazëllyer dhe dini ca HTML dhe pakëz mbi veprën tonë, do të kishim dëshirë të lidheshit me ne! Si webmaster GNU vullnetar, do të bënit punë të mira në ndihmë të përkrahjes së misionit tonë. Mund të ndihmoni në mënyrë të dobishme edhe me tre orë në javë, ose sa kohë të keni, rregullisht.
Që të shihni se me çfarë ngjajnë punët tona të zakonshme, ju lutemi, hidhni një sy Udhëzimeve tona mbi Webmastering. Mund të zhgënjeheni kur të shihni se këto punë nuk lypin teknika të stërholluara webmastering-u që tanimë janë standard, por më anë tjetër ato janë shumë të larmishme dhe shpesh kërkojnë jo pak frymë sajuese nga ana juaj. Për më tepër, ato do t’ju japin përvojë në marrëdhënie me njerëz dhe ente komplekse, aftësu që mund të hyjë në punë në mjaft fusha të tjera të jetës.
Aktualisht, këto janë fushat që duan më tepër ndihmë:
- Shkrim dhe shqyrtim artikujsh për ndarjen Malware
- Kontroll i gjendjes së pasqyrave
- Ndreqje lidhjesh të vdekura
- Shtim figurash te Galeria GNU
Nëse ndiheni familjar me punët tona rutinë, ose nëse ka një fushë të veçantë në të cilën do të donit të punonit, ju lutemi, përgjigjuni pyetjeve vijuese në anglisht sa më mirë të mundeni, me fjalët tuaja dhe dërgojini me email te <[email protected]>, mundësisht jo si një bashkëngjitje. (Nëse s’keni ndërmend të bëheni webmaster GNU, ka rrugë të tjera sipas të cilave mund të ndihmoni Projektin GNU.)
- Sa kohë do të jeni në gjendje t’i kushtoni punëve webmastering çdo javë?
- Sipas jush, çfarë është sistemi operativ GNU dhe çfarë qëllimi ka?
- Ç’është Projekti GNU?
- Ç’bën një mirëmbajtës paketash GNU?
- Ç’është software-i i lirë?
- Ç’është burimi i hapët dhe si lidhet ai me software-in e lirë?
- Ç’është Free Software Foundation?
- Sa rehat ndiheni me lexim dhe shkrim në anglisht?
- A keni përvojë me grafikën?
- A keni ndopak përvojë me CVS-në, Subversion-in ose të tjerë sisteme kontrolli versionesh?
Gati? Provimin tuaj të plotësuar dërgojeni me email te <[email protected]> me një prezantim të shkurtër rreth vetes.