Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Rregulla dhe udhëzime për kanalet zyrtare IRC mbi GNU-në dhe FSF-në
IRC-ja (Internet Relay Chat) sjell një burim të mrekullueshëm për lidhjen tok të përdoruesve dhe zhvilluesve të software-it të lirë. Kanalet tanë përpiqen të jenë mikpritës si për përdoruesit e rinj, ashtu edhe për ata të regjurit. Këto udhëzime ekzistojnë me këtë synim në mendje.
Cilido që përdor apo kontribuon te software-i i lirë është anëtar i çmuar i bashkësisë së software-it të lirë. Qëllimi i kanaleve irc mbi GNU-në dhe FSF-në është të ofrojë një vend ku bashkësia të diskutojë gjërat dhe të bisedojë rreth software-it të lirë dhe çështjesh të tjera që prekin të drejtat e përdoruesve të kompjuterit, të tilla si Administrimi Dixhital i Kufizimeve.
Listë e kanaleve
Kjo është një listë e kanaleve tona.
- #gnu — Kanali zyrtar i Projektit GNU
- #gnu-offtopic — Diskutime jashtë teme, për bashkësinë GNU
- #gnu-women — kanal për femrat në GNU dhe tjetër software të lirë
- #gnu-es — GNU në Spanjisht
- #gnu-mx — Diskutime rreth degës GNU Meksikë
- #gnu-ca — shtëpia IRC e GNU Canada, dega kanadeze e Projektit GNU
- #fsf — Diskutime rreth FSF (Free Software Foundation) dhe fsf.org
- #libreplanet — Diskutime rreth sajtit LibrePlanet dhe konferencës.
- #emacs — Diskutime lidhur me Emacs
- #hurd — Diskutime lidhur me Hurd
- #grub — për ngarkuesin GNU të nisjeve, GRUB
- #savannah — kanal për muhabet dhe asistencë, GNU dhe NonGNU Savannah
- #gnu-webmasters — Kanali i GNU Webmasters, për diskutime rreth www.gnu.org
- #erc — kanal IRC mbi ERC, një klient IRC i brendshëm i GNU Emacs
- #emacs-beginners — kanal IRC për ndihmë ndaj fillestarëve në Emacs
- #emacsconf — Diskutime mbi Konferencën Emacs
- #gnu-librejs — Diskutime lidhur me LibreJS dhe se si të çlironi JavaScript-in tuaj
- #gnuboot — Diskutime lidhur me GNU Boot
Rregullat e kanalit
(Shihni edhe Udhëzime GNU për Komunikime të Sjellshme dhe Kod Sjellje të LibrePlanet-it.)
- Respektoni — mos hyni në biseda racizmi ose urrejtjeje. Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinione të ndryshme.
- Saktësohuni — mendoni përpara se të shtypni në tastierë, a është i përshtatshëm komenti juaj? A është e mundur që dikush ta keqinterpretojë si fjalim urrejtjeje atë çfarë po thoni me shaka?
- Mos dilni nga tema — sulmet personale, provokimet, kafshimet apo përmbytja e kanalit (postimi shumëfish i rreshtave të njëjtë ose i sasish të mëdha të kodit) nuk do të tolerohen.
- Dhe së fundi — çdo kanal i Projektit GNU dhe FSF ekzistojnë për të nxitur aspekte të caktuara të zhvillimit ose përdorimit të GNU; më në përgjithësi, ekzistojnë për të përhapur software-in e lirë dhe lirinë e përdoruesve të software-it. Përdoreni kanalin sipas mënyrash të cilat mbështesin këto synime.
Abuzimet nuk do të tolerohen
IRC-ja nuk është fushë loje ekskluzive e pak individëve të përzgjedhur dhe, tani së fundi, disa përdoruesve, nga disa kanale zyrtare u është ndaluar hyrja. Këto përzënie janë fat i keq, por mjerisht një veprim i domosdoshëm me qëllim që të parandalohen abuzime të mëtejshme nga këta përdorues.
Përzëniet mund të zbatohen te një kanal, ose te krejt kanalet, bazuar te serioziteti apo shpeshtia e abuzimeve, sipas gjykimit të operatorëve të kanaleve.
Përpara përzënies, shpesh, së pari do të sinjalizoheni nga një operator, por kjo jo gjithmonë është praktike dhe një operator mund ta gjykojë të panevojshme, nëse një përdorues është nxjerrë jashtë një herë ose përzënë së fundmi.
Në një botë ideale, nuk do të kish nevojë për operatorë IRC-je, por në vend që për këtë të fajësoni operatorët, fajësoni përdoruesit që nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë sonë.
Këtu mbarojnë rregullat, por ja disa këshilla të dobishme…
Si të kihet ndihmë
Nëse keni çfarëdo problemi me gërricës, abuzues, ose persona që cenojnë rregullat e kanalit, ju lutemi, lidhuni me operatorët e kanalit. Nëse një operator s’është në gjendje t’ju ndihmojë menjëherë, ju lutemi, bëni durim.
Parapëlqeni të bëni pyetje të përgjithshme në përgjithësi; të tjerë anëtarë të kanalit mund të ndihmojnë, po aq sa edhe operatorët, në shumicën e rasteve.
Operatorët mund t’i identifikoni duke shtypur:
/msg ChanServ flags kanal
ku kanal
është emri i kanalit, për shembull
#gnu
. Nëse operatorët s’janë në gjendje t’ju ndihmojnë, ose
nëse çështja juaj është e një natyre më me spec, ju lutemi, dërgoni email te
<[email protected]>.
Udhëzime të Libera.Chat-it
Libera.Chat mirëmban gjithashtu një listë udhëzimesh kanali të cilën do të duhej ta merrnit parasysh. Disa diskutime, bie fjala, GNU vs BSD, vi vs Emacs shpesh janë të shëndetshme për diskutimet për software-in e lirë dhe ne e nxisim diskutimin e shëndoshë.
Mbani mend
IRC-ja është për këdo, jo thjesht për programues të regjur të GNU-së. Është pa mend të pritet që gjithkush të shpërfillë një përdorues që po sillet keq, dhe nëse keni një nishan GNU ose FSF, mund t’ju vihet nishan për “i pagrupuar”, po qe se vazhdoni të abuzoni me privilegjet tuaja.