Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Informacione për Shtypin mbi FSF-në dhe GNU-në
Kjo faqe përmban informacion shtypi lidhur me Free Software Foundation dhe projektin GNU. Këtu mbajmë kopje arkivore të njoftimeve tona për shtypin, dhe informacione të tjera me interes për median.
Listë Postimesh Për Shtypin
Nëse ju intereson informacion shtypi lidhur me FSF-në dhe projektin GNU,
mund të pajtoheni te info-press
lista
e postimeve duke ndjekur këtë lidhje ose duke dërguar një mesazh email
te <[email protected]>
që përmban brenda fjalën “subscribe”.
Njoftime Për Shtypin
(Në rend kronologjik së prapthi)
Për deklarata lidhur me çështjen SCO v. IBM, ju lutemi, shihni ndarjen e veçantë SCO të sajtit tonë.
- 14 Janar 2004
- Për t’i thënë gjërat drejt: Free Software Foundation, General Public License dhe SCO kundër IBM-së. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 2 Janar 2004
- FSF-ja organizon në Nju Jork seminare mbi licencimin e Software-it të Lirë dhe diskutime mbi çështjen gjyqësore SCO kundër IBM-së. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 19 Nëntor 2003
- FSF-ja i nxit kalifornianët të përkrahin lirinë e software-it përmes kuponave Microsoft. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 27 Mars 2003
- FSF-ja njofton për programin e patronazhit nga korporata. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 8 Shkurt 2003
- Profesori Lawrence Lessig nderohet me Çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 12 Nëntor 2002
- MySQL AB mbështet me dhurata Laboratorin e Free Software Foundation-it për Përputhjen me licencën General Public License. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 3 Shtator 2002
- Hidhet në qarkullim GNU Bayonne 1.0; Shërbyesi GNU i telefonisë u jep bizneseve, ndërrmarjeve të mëdha dhe operatorëve komercialë të telefonisë liri software-i. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 26 Gusht 2002
- Projekti GNU do të përdorë Freenode-in si rrjet të vetin zyrtar IRC. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 1 Gusht 2002
- Affero organizon të mërkurën, më 14 Gusht 2002, në San Francisko, "Full Tilt for Software Freedom", një veprimtari bamirëse për Free Software Foundation-in. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 21 Maj 2002
- Free Software Foundation-i depoziton një amicus curiae të shkurtër në procesin Eldred kundër. Aschroft-it në Gjykatën e Epërme. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 11 Prill 2002
- Microsoft-i sulmon zhvilluesit e Software-it të Lirë me një licencë të re. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 19 Mars 2002
- Free Software Foundation-i njofton mbështetjen e licencës Affero General Public License, licenca e parë copyleft për shërbime Web. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 18 Mars 2002
- Free Software Foundation-i i ofron burime projektit Digital Speech Project. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 5 Mars 2002
- Double Choco Latte (DCL), një sistem për administrim radhësh pune dhe asistence, njofton shkrirjen e tij brenda GNU Enterprise (GNUe), një paketë GNU. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 3 Mars 2002
- Gjykatësi Saris i shtyn pyetjet mbi GNU GPL-në për gjykim në procesin MySQL vs. Progress Software. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 26 Shkurt 200
- Një jurist dhe anëtar bordi i FSF-së shërben si dëshmitar ekspert në çështje gjyqësore lidhur me GNU GPL-në. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 16 Shkurt 2002
- Guido van Rossum nderohet me çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 29 Janar 2002
- FSF-ja depoziton deklaratë në gjykimin e Microsoft-it sipa ligjit Tunney. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 3 Dhjetor 2001
- Stallman merr çmimin prestigjioz Takeda për 2001. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 22 Tetor 2001
- FSF-ja bën të ditur versionin 21 të mjedisit GNU Emacs për përpunime. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 12 Tetor 2001
- Free Software Foundation-i bën të ditur hedhjen e 7-të të rëndësishme në qarkullim të GNU Bayonne-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 24 Shtator 2001
- Richard Stallman dhe Eben Moglen do të flasin në konferencën mbi software-in e lirë të organizuar nga GWU's Cyberspace Policy Institute. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 18 Shtator 2001
- FSF-ja dhe FSMLabs-i arrijnë marrëveshje mbi versionin e përputhshëm me GPL-në të licencës RTLinux Open Patent License. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- Përditësim: Free Software Foundation dhe Finite State Machine Labs Inc. (FSMLabs) njoftuan hedhjen në qarkullim të versionit 2 të licencës Open RTLinux Patent plotësisht e përputhshme me licencën General Public License (GPL) të Free Software Foundation-it. Licenca Open Patent akordon të drejtën e përdorimit të U.S. Patent No. 5,995,745 në software të lirë GPL pa pagesë detyrimesh. Kjo licencë mbron përdorimin nën GPL të procesit RTLinux. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni njoftimin e përditësuar për shtypin.
- 20 Korrik 2001
- Richard Stallman inauguron Free Software Foundation-India, degën e parë në Azi të Free Software Foundation-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF dhe një version Postscript.)
- 9 Korrik 2001
- FSF-ja bën të ditur mbulim projektesh software-i të lirë si zëvendësim të përbërësve të Microsoft .NET. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 28 Qershor 2001
- Projekti GNU dhe zhvilluesit e Kerberos-it fitojnë çmimet prestigjioze USENIX Achievement Awards. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 28 Qershor 2001
- Hidhet në qarkullim GNU Compiler Collection version 3.0; Përfshin mbulim për Java-n dhe IA-64. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF dhe një një version Postscript.)
- 25 Maj 2001
- Richard Stallman flet në NYU, për t’u përballur me sulmin e Mundie-t ndaj Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
- 4 Maj 2001
- Licenca GNU General Public License mbron liritë e software-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF dhe një version Postscript.)
- 2 Maj 2001
- Free Software Foundation-i bën të ditur versionin 6 të GNU Bayonne-it.
- 20 Mars 2001
- Richard M. Stallman flet para kongresit brazilian lidhur me Software-in e Lirë dhe etikën në të drejtat e kopjimit dhe patentat.
- 2 Shkurt 2001
- Brian Paul vlerësohet me Çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të software-it të lirë.
- 15 Dhjetor 1999
- Free Software Foundation-i (FSF) ia akordon Miguel de Icaza-s çmimin Free Software Foundation Award për shpënien përpara të Software-it të Lirë.
Të dhëna Shtesë
- Për nevoja diskutimesh dhe intervistash për shtypin kemi Folësa për GNU-në dhe Software-in e Lirë.
- Veprimtari Së Afërmi lidhur me FSF-në dhe projektin GNU.
Informacion Hyrës
Te faqja jonë e filozofisë, kemi një numër tekstesh që përshkruajnë pikëpamjet politike, etike dhe praktike të Free Software Foundation-it dhe projektit GNU. Nëse po lexoni për për temën në përgjithësi, me qëllim shkrimin e një artikulli mbi FSF-në ose GNU-në, ju këshillojmë veçanërisht artikujt vijues:
- Përkufizimi i Software-it të Lirë
- Një Histori e Projektit GNU
- Ku Ndryshon Software-i i Lirë nga Burimi i Hapur
- Marrëdhënia me GNU-së (sistemit) dhe Linux-it (kernelit)
- Pse Ne e quajmë sistemin "GNU/Linux"