Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Filozofia e Projektit GNU
Software i lirë do të thotë që përdoruesit e software-it gëzojnë liri. (Thelbi këtu nuk është te çmimi.) Sistemin operativ GNU e zhvilluam që përdoruesit të munden të gëzojnë liri në përdorimin e kompjuterit.
Më hollësisht, software i lirë do të thotë që përdoruesit gëzojnë katër liri thelbësore: (0) ta xhirojnë programin, (1) ta studiojnë dhe ta ndryshojnë programin në formën e tij si kod burim, (2) të rishpërndajnë kopje të përpikta të tij dhe (3) të shpërndajnë versione të ndryshuara.
Software-i ndryshon nga objektet materiale—të tilla si karriget, qoftet, apo benzina—ngaqë mund të kopjohen dhe ndryshohen shumë më kollaj. Këto lehtësira janë ato që e bëjnë software-in të dobishëm; ne besojmë që ato do të duhej të ishin të lirë t’i shfrytëzonin përdoruesit e një programi, jo vetëm programuesi në fjalë.
Hyrje
- Ç’është Software-i i Lirë?
- Pse duhet të këmbëngulim te software-i i lirë
- Software-i Pronësor Shpesh Është Malware
- Historiku i GNU/Linux-it
- Copyleft: Idealizëm Pragmatik
- Pse Software-i i Lirë Lyp Dokumentim të Lirë
- Të Shesësh Software të Lirë është OK!
- Motive Për Shkrim Software-i të Lirë
- E drejta Për të Lexuar: Një Tregim i Shkurtër Distopik nga Richard Stallman
- Pse “Burimi i Hapur” Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë
- Kur Software-i i Lirë S’është (Praktikisht) Më Superior
- Masa Që Qeveritë Mund të Përdorin Për të Promovuar Software-in e Lirë
- Software-i i Lirë dhe Arsimi
- Si të Mbrohet Nga Patentat Fusha e Software-it
Kujdesemi edhe për një listë të Enteve që Punojnë për Lirinë në Fushën e Kompjuterave dhe Komunikacioneve Elektronike.
Artikujt në listën e shkurtër më poshtë japin një përmbledhje të filozofisë së GNU-së. Për lexime të mëtejshme, ju lutemi, shihni menunë më sipër, veçanërisht Sprova & Artikuj, si dhe Fjalë & Intervista.