Richard Stallman-i në Konferencën e Parë të Hacker-ave, në 1984-n
Konferenca e parë e Hacker-ave u mbajt në Sausalito, Kaliforni, në nëntor të 1984-s. Autorët e dokumentarit Hackers: Wizards of the Electronic Age intervistuan Richard Stallman-in gjatë veprimtarisë. Në film futën vetëm pjesë të intervistave, por bënë të mundur konsultimin e disa xhirimeve të tjera. Deklaratat e Stallman-it në konferencë shkuan tej asaj që kishte shkruar te njoftimi fillestar i GNU-së.
Richard Stallman-i deklaroi për herë të parë publikisht dhe shprehimisht idenë se krejt software-i duhet të jetë i lirë në këtë konferencë dhe sqaron se “i lirë” i referohet lirisë, jo çmimit, duke thënë se software-i duhet të jetë i përdorshëm lirisht nga cilido. Kjo qe, me gjasa, hera e parë që e bëri këtë dallim për publikun.
Stallman-i vazhdoi duke shpjeguar pse është gabim të japësh pajtimin për të pranuar një program me kushtin që të mos ua japësh të tjerëve. Pra, ç’mund të thotë një biznes i bazuar në zhvillim software-i jo të lirë dhe duke i yshtur të tjerët të pranojnë këtë kusht? Gjëra të tilla janë të dëmshme për shoqërinë dhe s’duhen bërë fare. (Në vitet që pasuan ai përdori dënim më të fortë.)
Ja gjërat që tha:
“Projekti im është për ta bërë krejt software-in të lirë”.
“Përfytyroni se bletë një shtëpi dhe bodrumi është i kyçur dhe vetëm ndërtuesi ka kyçin e tij. Nëse ju duhet të bëni çfarëdo ndryshimi, të riparoni diçka, do t’ju duhet të shkoni te ai dhe, nëse është i zënë me diçka tjetër, do t’ju thotë t’i hiqeni sysh dhe ju ngecni. Jeni në mëshirën e dikujt dhe bëheni i shtypur dhe i dorëzuar. Kjo është ajo që ndodh kur planet e një programi kompjuteri mbahen të fshehtë nga enti që e shet. Kjo është mënyra e zakonshme si bëhen gjërat”. Video
“Nëse më jepet shansi të përdor një program, me kusht që të pajtohen të mos ia jap kujt, nga ana shpirtërore [1] kjo do të më lëndonte. Ndaj s’dua të investojnë në software që është pronë e dikujt. Dhe nuk besoj se përligjet gjë për t’i nxitur të investojnë në software që është pronë e dikujt. Mendoj se software vërtet i shkëlqyer është krijuar nga hacker-a që e zhvilloni ngaqë përbënte mençuri lojcake dhe kjo do të vazhdojë, sido që të jetë. Mendoj se ka rrugë alternative për të rënë në ujdi për një sasi parash të shkojnë për pagim rrogash për njerëzit, pagim i tyre për të shpenzuar kohë të tyren për shkrim programesh. Nëse njerëzit duan të shkruhen disa lloje programesh, mund të arrijnë të krijojnë forma të tjera organizimi—mund të sugjeroj pak të tilla—por gjëja me rëndësi këtu është se ka plot rrugë alternative për të bërë gjëra. Kjo e tanishmja është zgjedhur ngaqë u sjell personave që investojnë në shoqëri software-i maksimumin e fitimeve krahasuar me cilëndo rrugë alternative”. Video
“Nuk mendoj se është imperativ shoqëror t’u jepet maksimumi i mundshëm i fitimit. Mendoj se imperativi shoqëror është që informacioni që zhvillohet duhet të jetë i përdorshëm nga gjithkush sa më lirisht që të jetë e mundshme. Nëse hedhim një sy në parimin mbi të cilin ngrihet—parimi i shtysave, jepuni njerëzve shtysa për të bërë diçka që doni ta nxisni—dhe atëherë ne themi, “për çfarë po u japim shtysa njerëzve?”, shohin se s’po u japim ndonjë shtysë për të bërë gjëra prej të cilave shoqëria ka fitimin më të madh. Nëse dikush e ka mundësinë, mund të shkruajë një program dhe mandej të nxisë gjithkënd ta përdorë në një mënyrë që është e mirë për të, ose të mund ta shkruajë programin dhe të akaparojë planin e programit, duke u thënë njerëzve s’e s’lejohen ta ndajnë me fqinjët, duke qenë kështu shumë i urryer dhe duke u bërë pengesë. Shohim pra se ka një shtysë për të qenë i urryer dhe për t’u bërë pengesë, s’ka shtysë të bashkëpunojë me të tjerë. Mendoj se kjo është e ligë, mendoj se është një organizim shoqëror i keq, ngaqë po nxisim më shumë se gjithçka tjetër diçka që s’është e mirë për ne”. Video
Poshtëshënim
[1] Stallman-i i referohej prirjes që zgjedhjet tuaja ndikojnë në vijim mënyrën e të menduarit dhe vendimmarrjes—që ato e stërvitin mendjen tuaj të dëgjojë më shumë a më pak ndërgjegjen tuaj. Më pas Stallman-i vendosi të reshtë së përdoruri fjalën “shpirtërisht” për t’iu referuar kësaj, që njerëzit të mos mendonin se e kish fjalën për ndonjë gjë supernatyrore.