Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Burime Arsimore të Lira

Burimet e lira arsimore, njësoj si software-i i lirë, janë çështje lirie, jo çmimi. Është çështje e sjelljes së parimeve të software-it të lirë te dija e përgjithshme dhe materiale edukatives. Dija duhet të jetë e përdorshme dhe e arritshme nga të gjithë pa kufizime dhe s’duhet trajtuar si pronë. S’është artikull të mirash materiale, që humb vlerën me kalimin e kohës, apo hahet nga përdorimi, si një palë këpucë. Dija është një burim natyror i bollshëm që përmirësohet nga përdorimi: sa më tepër përdoret dhe jepet rreth e qark, aq më tepër shtohet, për të mirën e të gjithëve. Sjellja e masave të konceptuara në favor të pronësisë së dijes, të qepura për t’i penguar njerëzit për të arritur, përdorur ose ndarë me të tjerët dijen, përbën një komplot për të penguar përparimin njerëzor.

Këto parime të lirisë së dijes kanë qenë përherë pjesë e frymës së Projektit GNU. Më 1999-n, solli për herë të parë formalisht konceptin e një Enciklopedia Universale dhe Burimi Arsimor të Lirë, që u vu në jetë përmes projektit Wikipedia.

Wikipedia
Shkruar në bashkëpunim nga mijëra vullnetarë anembanë botës, Wikipedia sot është shembulli më i mirë i dijes së dhënë dhe të bërë të përdorshme nga cilido pa kufizime. Lexuesve të Wikipedia-s u lejohet të kopjojnë, përdorin dhe përshtatin artikujt, me kusht që burimi të përmendet dhe që punë të rrjedhura të hidhen në qarkullim nën të njëjtat kushte (shihni Copyleft).
Projekti Gutenberg
Ky projekt ofron libra dijeje të përgjithshme që janë të lirë, si te liria. Ai boton versione dixhitale tekst të thjeshtë të veprave që gjenden në përkatësi publike. Nëse po kërkoni për një kopje të një libri klasik, kërkimi juaj duhet të fillojë këtu.

Ata kanë një shpjegim shumë të qartë rreth dallimit mes të lirës si çmim dhe të lirës si në liri lidhu me materialin e shtypur.

Projekti GNU
Mirëmbajmë një listë librash të lirë të lidhur kryesisht me dokumentimin e software-it të lirë dhe japin në internet doracakët GNU. Krejt librat e botuar nga Free Software Foundation janë të lirë si te liria.
Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence
Akademia e Teknologjisë së Lirë (FTA) është një nismë e përbashkët e disa institucioneve arsimore në vende të ndryshme. Ajo synon të kontribuojë në një shoqëri që u lejon krejt përdoruesve të studiojnë, marrin pjesë në të dhe të krijojnë bazuar në dijen ekzistuese pa kufizime. FTA-ja ofron një program në nivel masteri me module kursesh rreth teknologjive të lira. Këto kurse zhvillohen tërësisht në internet, në një kampus virtual të bazuar në platformën e ndërveprueshmërisë Campus Project.

FTA-ja është një bashkëpunim mes Institutit të Dijes së Lirë, Universitetit të Hapur të Katalonjës (Spanjë) dhe Universitetit të Hapur të Holandës. Një grup i madh Partnerësh Shok i shtohen bazës së financimit me një rrjet entesh që kanë si interes të përbashkët ofrimin e kurseve në fushën e teknologjisë së lirë. FTA-ja po e zgjeron vazhdimisht rrjetin e tanishëm të partnerëve dhe bashkëpunimeve dhe i nxit si individët, ashtu edhe entet të kontribuojnë te bashkësia.

Na duhen lojëra të lira edukative, ose informacion rreth lojërash të lira që mund të përdoreshin për qëllime edukative. Na shkruani te <[email protected]>.